image Punësoi vajzën në komunë, flet Zeqiri: Jam detyruar ta plotësoj kabinetin me familjarë

Politikë

Punësoi vajzën në komunë, flet Zeqiri: Jam detyruar ta plotësoj kabinetin me familjarë

news image

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, është deklaruar sa i përket punësimeve në këtë komunë të cilën e zotëron, duke thënë se ka qenë i detyruar si pasojë e rrethanave që të punësojë edhe të afërm.

Ai u arsyetua edhe me situatën e tensionuar pas zgjdhjeve në Zubin Potok, ku thotë se shumë kanë hezituar të punësohen në komunë.

“Ishte një sfidë e madhe, edhe e rrezikshmërisë, kështu që u detyrum me ato kapacitete çfarë i kemi edhe si parti, por edhe si qytetarëve, neve u dashtë me e plotësu kabinetin që me qenë i gatshëm për t’u shërbyer nevojat qytetarëve brenda atyre kornizave ligjore çfarë janë, edhe mund t’i shfrytëzojnë qytetarët edhe dikasteret e ndryshme”, ka thënë Zeqiri në Info Magazine.

“Vazhdon [vajza ime të jetë drejtoreshë e kulturës], sepse jemi ngushtuar asisoj, të themi të drejtën fillimisht kam vizituar njerëzit edhe nga komuniteti të kyçur në kabinet për shkak të rrezikshmërisë, fillimisht po flas, në atë fillim ishte rrezik, njerëzit hezitonin ndoshta edhe për t’u kyçur këtu kështu që jemi ngushtuar ta plotësojmë kabinetin edhe me të afërm”, shtoi ndër tjera ai.

/GazetaSinjali/