Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar ndaj akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje, pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor mes PSD-së dhe AAK-së.
Molliqaj përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se ata që sot flasin kundër koalicionit me AAK-në, janë po të njëjtit që në vitin 2015 u futën në koalicionin VLAN dhe e pranuan Haradinajn si kandidat për kryeministër.
Sipas Molliqajt, Vetëvendosje po i gjunjëzohet Isa Mustafës për koalicion për interesa personale.
Shkrimi i plotë i Dardan Molliqajt:
Partia Socialdemokrate sot ka vendosur që të lidh koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Marrëveshja e koalicionit me AAK-në është votuar me shumicë votash në mbledhjen e mbajtur nga Këshilli i Përgjithshëm i PSD-së./Sinjali/