image Moderatorja greke kapet gjatë edicionit duke tymosur cigare (VIDEO)

Qesharake

Moderatorja greke kapet gjatë edicionit duke tymosur cigare (VIDEO)

news image

Moderatorja e lajmeve në një televizion në Greqi, Rania Jima ka përjetuar një moment mjaft të sikletshëm gjatë një transmetimi direkt.

Jima, ka prezantuar lajmin dhe regjia duhet të kishte futur në transmetim kronikën, por për shkak të një defekti teknik, ajo përsëri u rikthye në ekran, pikërisht në momentin kur ajo ishte duke tentuar të tymoste cigare elektronike.

Sipas a2news, ajo nuk e kuptoi fillimisht çfarë ngjau dhe tentoi të pinte cigaren elektronike, moment ky të cilin e vërejti në pak sekonda.

Moderatorja u përpoq ta fshihte atë, por tashmë momenti veçse kishte ndodhur.

/GazetaSinjali/