Modelja amerikane Isabella Khair Hadid e njohur në publik si Bella Hadid, zyrtarisht është shpallur si femra më e bukur në botë.
Bazuar në analizat e bëra nga “Golden Ratio of Beauty Phi Standards”, fytyra e modeles amerikane ka plotësuar 95% të tipareve perfekte, transmeton Gazeta Sinjali.
Në këtë listë e dyta u rendit Beyonce, e cila përbëhet edhe nga emrat e njohur si Amber Heard, Ariana Grande, Taylor Swift, Kate Moss, Scarlett Johanssin, Natalia Portman, Katy Perry dhe Cara Delevinge.
Doktoresha Julian De Silva ka thënë se Bellla Hadid dukshëm ka qenë fituesja, pasi që të gjitha pjesët e fytyrës i plotësonin kriteret e perfeksionit./Gazeta Sinjali/