Ministria e Kulturës sot ka dhënë çmimin kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimet tjera vjetore për letërsi.
Me vendim të jurisë profesionale, çmimi “Azem Shkreli” iu dha autorit Anton Nikë Berishaj.
Çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” iu dha shkrimtarit Afrim Demiri për përmbledhjen me tregime “Figura e 17-të”, ndërsa çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” iu nda Halil Matoshit, për përmbledhjen “Lil’s poem”.
Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” ndahet nga dy autorë, Kujtim Shala për veprën “Kënga e cjapit” dhe Nysret Krasniqi për veprën “Ekuilibri letrar”:
Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe “Pjetër Bogdani” iu dha Blertë Ismajlit, për përkthimin e veprës së Jyrgen Habermasit “Transformimi i ri i sferës publike dhe politika deliberative”, ndërsa çmimin për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj”, juria ka vendosur të mos e japë sivjet për shkak të prurjeve të varfëra.
Juria që ka bërë përzgjedhjen e fituesve ka qenë në përbërje nga Bardh Rugova, kryesues dhe anëtarët Azem Deliu, Vlora Ademi, Alban Beqiraj dhe Naime Beqiraj.