image MKRS ndan dy çmime vjetore për kinematografi

Film

MKRS ndan dy çmime vjetore për kinematografi

news image

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, të enjten ka ndarë dy çmime vjetore për kinematografi. Regjisorit dhe dramaturgut Ekrem Kryeziu iu nda çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu”, ndërsa Çmimi Vjetor për Kinematografi iu nda regjisorit Samir Karahoda.

Me këtë rast u tha se ndarja e çmimit kryesor për regjisorin Kryeziu është për shkak se ai ka qenë shumë aktiv në zhvillimin e filmit kosovar, duke filluar me pavarësimin e autorëve në botën e regjisë nga Televizioni i Prishtinës, ku ka prodhuar dy filma.

Ndërsa për regjisorin Karahoda u tha se, ai i takon valës së re të filmbërësve, suksesi i të cilit me filmin “Në mes”, për herë të parë vuri emrin e Kosovës në konkurrencën zyrtare të Festivalit të Berlinales.

Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi, ka theksuar se këto çmime janë një mirënjohje institucionale për vlerat artistike në fushën e kinematografisë dhe të cilat pasurojnë krijimtarinë filmike në Kosovë. /Gazeta Sinjali/