image Mkhitaryan kryen testet mjekësore tek Interi, Lukaku javën e ardhshme

Futboll

Mkhitaryan kryen testet mjekësore tek Interi, Lukaku javën e ardhshme

news image

Henrikh Mkhitaryan ka përfunduar testet mjekësore tek Interi.

Armeni do t’i bashkohet Nerazurëve nga klubi i Romës.

Fabrizio Romano ka konfirmuar përfundimin e testeve mjekësore të armenit.

“Henrikh Mkhitaryan ka përfunduar testet mjekësore si lojtar i ri i Interit në lëvizje të lirë. Kontrata do të jetë e vlefshme deri në qershor 2024.

Së shpejti do të shpallet edhe André Onana, ndërsa Romelu Lukaku do të jetë në Milano javën e ardhshme për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën“, ka shkruar Romano.

/GazetaSinjaliSport/