image Mjeku shqiptar zbulon strategjinë që po ndjek Gjermania për të luftuar koronavirusin

Rajon

Pandemia/ Mjeku shqiptar zbulon strategjinë që po ndjek Gjermania për të luftuar koronavirusin

news image

Mjeku Ermal Xhaho ka zbuluar arsyen përse Gjermania ka një numër të madh të infektuarish nga koronavirusi, por me një vdekshmëri të ulët. Sipas tij, strategjia e Gjermanisë është testimi masiv dhe kjo ka ndikuar në ndalimin e përhapjes së sëmundjes. Ndërkohë, në spitale nuk ka panik dhe të shtruarit po trajtohen me kujdes.

“Testimi agresiv është një masë e mirë parandaluese e vërtetuar, ndaj edhe Gjermania e ka fokusin shumë të lartë te kjo pjesë. Këtu shmangen infektimet e reja. Pra një person që diagnostikohet në fazën e hershme pa pasur simptoma duke qenë se ka qenë në kontakt me dikë tjetër, ose në simptoma të lehta mund të testohet, mund të shmangë edhe testimin e shumë personave të tjerë. Kapja në fazë të hershme do të thotë edhe ndalimin e infektimeve, sidomos edhe në mosha të larta”, tha ai për abc.

Mjeku Xhaho që jeton në Gjermani tha se Shqipëria ka bërë testim relativisht të ulët pasi deri në këto momente, janë testuar 3877 raste të dyshuara në Shqipëri.

Ndër të tjera shpjegoi se një pacient që ka qenë i infektuar por nuk ka shfaqur shenja nuk përbën më rrezik për përhapje nëse është në fazën e fundit. Deri tani, Gjermani ka 127,854 të infektuar dhe 3,022 viktima. Ndërsa në Shqipëri janë raportuar 23 viktima dhe 446 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/