image Mjeku shqiptar në SHBA: Virusi zhduket për gjashtë javë nëse të gjithë mbajnë maska - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

17009

Të shëruar

14716

Të vdekur

656

Mjeku shqiptar në SHBA: Virusi zhduket për gjashtë javë nëse të gjithë mbajnë maska

news image

Sipas mjekut shqiptar në SHBA, Skënder Murtezani, mjeti i vetëm mbrojtës për ta luftuar koronavirusin është maska.

Profesori i mjekësisë klinike në Cornell bëri të ditur se nëse bashkohemi për gjashtë javë virusi mund të zhduket.

“Që nga fillimi i intervistave të mia, disa e kanë quajtur dhe ekstreme mendimin tim që të përdoren maskat në mënyrë rigoroze”, ka thënë ai.

“Maskat ishin shpëtimi i vetëm deri sa të vijë vaksina. Po ashtu duke pasur  parasysh se asnjë vaksinë nuk është 100 për qind e kurueshme, maska është e vetmja gjë që pengon përhapjen e virusit. Kjo sëmundje përhapet nëpërmjet pështymës, të folurit, kollitjes apo teshtitjes dhe kujdesi i vetëm është maska”, tha ai. “Maska është shpëtimi i vetëm në këtë moment. Propozova një gjë shumë të thjeshtë. Po të bëhemi bashkë për 6 javë nuk do t’i lejojmë virusit të shumohet dhe faktikisht do të ishte vdekja e virusit por duhet të jemi të një zëri nuk ka vend për politikën, të spekulohet dhe të kapen teoria të ndryshme”.

Lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare, për ta bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës edhe në rrugë, ai e quajti atë vendimin e duhur. “Iu them të gjithëve dhe qeverisë të mundohemi dhe të bëhemi bashkë të përdorim maskat për 6 javë. Unë premtoj se do të zhduket”, theksoi mjeku shqiptar në SHBA./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: