image Mjeku i Spitalit të Ferizajt u sulmua në vendin e punës, reagon SHSKUK

Mjeku i Spitalit të Ferizajt u sulmua në vendin e punës, reagon SHSKUK

news image

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka dënuar sulmin ndaj mjekut specialist në detyrë, që ndodhi mbrëmë në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj. ​

“Mbrëmë në vendin e tij të punës është sulmuar dr. Sefedin Fazliu, shef i emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, derisa po u ofronte ndihmë të lënduarve nga një aksident trafiku.Mjeku i sulmuar mbrëmë​​ edhe pas sulmit ndaj tij ishte kthyer prapë për të vazhduar​ ndihmën ndaj pacientit në fjalë si dhe pacientëve tjerë nga një aksident trafiku.​ Ai ​ njihet për sjellje korrekte dhe të përgjegjshme ndaj palëve. SHSKUK dënon sulmin ndaj​​ mjekut​​ specialist në detyrë, gjatë dhënies së ndihmës pacientit të hospitalizuar dhe trajtuar sipas protokolleve  të sëmundjes emergjente. Aktet e tilla të ushtrimit të dhunës ndaj mjekëve në detyrë në institucionet publike, janë të pa pranueshme dhe të dëmshme, e të cilat e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës. SHSKUK kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin me në fjalë dhe​​ sulmuesin e mjekut​​ ta nxjerrin si përgjegjës”, thuhet në reagimin e tyre, transmeton Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar dy persona me inicialet  I.O. dhe N.O., në kohëzgjatje prej 48 orësh. /Gazeta Sinjali/