image Mjekja deklarohet për simptomat dhe gjendjen e të dyshuarve për helmim nga fletëvotimet nga Serbia

Kosovë

Shëndetësi/ Mjekja deklarohet për simptomat dhe gjendjen e të dyshuarve për helmim nga fletëvotimet nga Serbia

news image

Pacientët të cilët dyshohet se u helmuan nga fletëvotimet që kanë ardhur nga Serbia kanë kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare te Qafa.

Mjekja e kësaj  qendre Shqipe Shkodra ka njoftuar ata kanë manifestuar simptoma të skuqjes në shuplakat e duarve dhe në lëkurë, marramendje dhe djegie hundësh, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ka bërë të ditur se pacientët, 13 sish, kanë ardhur në këtë qendër në dy tri grupe njëra pas tjetrës.

Sipas saj ata kanë qenë të shqetësuar dhe stresuar psiqikisht dhe se mbetet të verifikohet se për çfarë lloj helmimi ose infeskioni bëhet fjalë.

Mjekja Shqipe Shkodra ka thënë se pas ofrimit të ndihmës së parë, pacientët janë referuar në qendrën emergjente të QKUK-së. /Gazeta Sinjali/