image Mjekët në Lituani gjejnë mbi një kilogram gozhda dhe vida në stomakun e pacientit

Evropë

Mjekët në Lituani gjejnë mbi një kilogram gozhda dhe vida në stomakun e pacientit

news image

Mjekët në Lituani kanë hequr më shumë se një kilogram gozhda dhe vida nga stomaku i një burri i cili filloi të gëlltiste objekte metalike pas lënies së alkoolit.

Burri, i cili nuk u identifikua për arsye të konfidencialitetit të pacientit, u shtrua në spital në qytetin e portit të Baltikut, Klaipeda me dhimbje të forta barku.

Një rreze X e stomakut të tij tregoi copa metali, disa me madhësi deri në 10 cm.

“Gjatë operacionit tre-orësh me kontroll me rreze X, të gjithë trupat e huaj, madje edhe më të vegjlit, në stomakun e pacientit u hoqën,” tha kirurgu Sarunas Dailidenas.

Spitali u siguroi mediave një fotografi të një tabakaje kirurgjikale të mbushur me gozhda dhe vida, shkruan The Guardian.

“Ne kurrë nuk kemi parë diçka të tillë,” tha Algirdas Slepavicius, kirurg kryesor në Spitalin Klaipeda për mediat lokale.

Mjeku tregoi se burri kishte filluar të gëlltiste objektet metalike gjatë muajit të fundit pasi kishte ndaluar pirjen.

Tutje ai shtoi se pacienti ishte në gjendje të qëndrueshme pas operacionit. /GazetaSinjali/