Tri pijet që jua rrafshojnë barkun në afat rekord

news image

Nëse keni vendosur t’i humbni kilet e tepërta, atëherë me siguri e dini se mënyra më e mirë është duke i kombinuar ushqimet e shëndetshme me ushtrime fizike.

Sidoqoftë, këto dyja nuk janë metodat e vetme se si mund ta rrafshoni barkun.

Siç tregojnë ekspertët, ka disa pije të cilat mund t’i konsumoni për ta shpejtuar procesin e djegies së yndyrës në mënyrë që të humbni dhjamë më shpejt.

Më poshtë jua sjellim pijet më të mira që ju ndihmojnë të humbni peshë më shpejt.

Uji i ftohtë
Konsumimi i ujit të akullt mund ta shpejtojë procesin metabolik në mënyrë që të digjni më shumë kalori.

Uji me kokos
Uji me kokos ka më shumë elektrolite se çdo pije tjetër. Aq më shumë elektrolite prezente, aq më shumë ju hidratojnë.  Elektrolitet ju japin energji dhe jua shpejtojnë metabolizmin.

Çaji i gjelbër dhe çaji i zi
Me siguri se keni dëgjuar për vlerat e çmueshme e ushqyes të çajit të gjelbër. Por, çaji i gjelbër njihet edhe si produkt që ju ndihmon të humbni peshë sepse e shpejton procesin metabolik në trup, duke lejuar të digjni më shumë kalori. Çaji i gjelbër mund të djegë deri në 43% më shumë yndyrë sesa pijet e rregullta që i konsumoni. Edhe çaji i zi është ideal për ata të cilët duan të humbin peshë.


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: