image Nëse fëmija juaj ka këto simptoma, urgjentisht dërgojeni te mjeku

Këshilla/ Nëse fëmija juaj ka këto simptoma, urgjentisht dërgojeni te mjeku

news image

Dhembjet të cilat zgjasin më shumë se një ditë janë shenjë që urgjentisht duhet të paraqiteni te mjeku.

Edhe pse përflakja e zorrës qorre më së shumti i godet tinejxherët dhe njëzetvjeçarët, mund të shfaqet edhe te fëmijët.

Nëse dhembjet e fëmijës suaj përkeqësohen me lëvizje, frymëmarrje të thellë, kollitje apo teshtitje, menjëherë duhet ta çoni te mjeku në mënyrë që të mos arrihet deri te pëlcitja e zorrës qorre dhe helmimi.

Dhe derisa simptomat e përflakjes së zorrës qorre te të rriturit janë humbja e apetitit, krupa, vjellja, temperatura e lehtë, djersitja, kapsllëku apo diarreja, te fëmijët këto simptoma dallojnë.

Fëmijët më të vegjël se 5 vjeç

Përflakja akute e zorrës qorre mund të shkaktojë kombinime të ndryshme simptomash te fëmijët shumë të vegjël. Fëmijët midis 2 dhe 5 vjeç më së shpeshti kanë dhembje në stomak dhe vjellje, ndërsa janë të shpeshta ethet dhe humbja e apetitit. Fëmijët e sapolindur më të vegjël se 2 vjeç simptomat e para i tregojnë me vjellje, bark të ënjtur, ethe, por edhe me diarre.

Nëse fëmija juaj tregon cilëndo qoftë nga këto simptoma, të cilat vërtet mund të jenë edhe shenjë e ndonjë gjendjeje tjetër, mos supozoni asgjë por menjëherë çojeni te mjeku.

Fëmijët mbi 5 vjeç

Shumica e fëmijëve do të kenë temperaturë dhe simptomën më pak të njohur të dhembjes së mprehtë, e cila shfaqet pasi që t’i lironi shtypjen nga zona e poshtme abdominale. Fëmijët gjithashtu mund të kenë nivel të ngritur të rruazave të bardha të gjakut, gjë që është shenjë e infeksionit.

Disa fëmijë me përflakjen e zorrës qorre kanë dhe simptoma të tjera karakteristike, duke përfshirë krupën, vjelljen dhe mungesën e apetitit./Gazeta Sinjali/