image Mjekët dhe infermierët në Shqipëri do të marrin mbi 500 euro shtesë deri në fund të pandemisë

Rajon

Deklaratë/ Mjekët dhe infermierët në Shqipëri do të marrin mbi 500 euro shtesë deri në fund të pandemisë

news image

Mjekët dhe infermierët që janë në vijën e zjarrit me Covid- 19 do të marrin këto ditë pagën mujore + 1000 euro siç edhe ka premtuar qeveria.

Kryeministri Edi Rama në një komunikim live në facebook sqaroi se personeli mbështetës i luftës së tyre në vijën e zjarrit deri te sanitarët dhe shoferët e Urgjencës Kombëtare do të kenë në llogarinë  e këtij muaji 500 euro + pagës.

Ky trajtim financiar për ta do të vazhdojë deri në shërimin e paciantit të fundit me koronavirus.

Rama: Deri kur të mbarojë lufta dhe deri kur  pacienti i fundit me Covid- 19 të lërë spitalet tona, të gjithë këta do të vazhdojnë të paguhen po kështu.

Kryeministri Rama tha se sistemi spitalor është në gjendje shumë të qëndrueshme.

Rama: Ne vazhdojmë furnizimin e stokut të luftës për ditë më të këqija nëse do të vinë, mos e dhëntë Zoti./ Gazeta Sinjali/