image Mjegull e madhe, shoferi në magjistralen Prishtinë - Mitrovicë vozitë pa drita

Sinjalizime

Mjegull e madhe, shoferi në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë vozitë pa drita

news image

Mospërfillja e rregullave të komunikacionit nga shoferët rrugëve të Kosovës ka sjellë me mijëra pasoja ndër vite. Në shumicën e herëve ka shkaktuar fatkeqësi të mëdha. Pavarësisht kësaj, shumë shoferë vazhdojnë e rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve në komunikacion, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sonte në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku njëri shofer u kap duke vozitur pa drita.

Akoma më shqetësuese këtë parregullsi e bën fakti se në vend po mbizotëron mjegull e madhe, pasojë e së cilës dyshohet se shkaktuan një aksident zinxhiror sot mbi urën e autostradës në Fushë Kosovë.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Sinjali, u bë e ditur se targat e automjetit që shkeli këtë rregull të komunikacionit janë 02-619-EM.

/GazetaSinjali/