image Mjalti dhe aspirini, maska e duhur për çdo lloj lëkure

Bota e Yjeve

Mjalti dhe aspirini, maska e duhur për çdo lloj lëkure

news image

Kjo maskë e mahnitshme e shndërron lëkurën në të shëndetshme, të bukur dhe të ndritshme.

Por,  para se ta aplikoni këtë maskë, është e rëndësishme ta testoni në dorë. Nëse veç nuk ka ndonjë reaksion negativ, atëherë mund ta aplikoni lirshëm në fytyrë, shkruan Byrdie.

Përbërësit:

– Një apo dy hapa aspirinë

– Pak ujë

– Një lugë gjelle mjaltë

Aspirinat i thyeni dhe pluhurin e futni në një tas të xhamit. Derdhni ca pika ujë dhe i përzieni. Pastaj, e shtoni lugën me mjaltë dhe vazhdoni t’i përzieni.

Maskën e fituar e aplikoni në fytyrën e pastër dhe e mbani për dhjetë minuta, ndërsa pastaj e pastroni me ujë.

Në fillim të trajtimit, këtë maskë duhet ta përdorni dy deri tri herë në javë, ndërsa më vonë mjafton vetëm një herë në javë.

Pas dhjetë ditëve, jo vetëm që do të vëreni rezultate fantastike, por të gjitha problemet e lëkurës do t’ju hiqen si me dorë.

Vlen të ceket se efektet e kësaj maske me aspirinë nuk vërehen menjëherë, por pas tri apo katër orëve të aplikimit. /Gazeta Sinjali/