image Mitrovicë e Veriut: Tenton t'i ikë Policisë dhe godet një veturë, pranga për të dyshuarin

Siguri

Mitrovicë e Veriut: Tenton t’i ikë Policisë dhe godet një veturë, pranga për të dyshuarin

news image

Është arrestuar një person në Mitrovicë, pasi që i njëjti kishte penguar zyrtarët policorë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:25, ku i dyshuari kishte qenë me veturën e tij duke lëvizur me shpejtësi të madhe. Zyrtarët policorë e kanë sinjalizuar që të ndalet, mirëpo i njëjti kishte rritur shpejtësinë, duke rrezikuar qytetarë dhe policët.

I dyshuari po ashtu kishe goditur një automjet tjetër në rrugën “Osllobogjenja” në Mitrovicë.

Njoftimi i plotë:

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR

Rr. Osllobogjenja, Mitrovice 06.09.2020-18:25. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi qe i njëjti deri sa kishte qenë duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, kishte zhvilluar shpejtësi të madhe duke rrezikuar qytetaret. Zyrtarët policor e kanë sinjalizuar që të ndalet i dyshuari, mirëpo i njëjti e kishte zhvilluar shpejtësinë me të madhe të lëvizjes duke i rrezikuar zyrtarët policor. I dyshuari gjatë lëvizjes kishte goditur një automjet tjetër në udhëkryq. Policia kishte arrestuar te dyshuarin dhe  njëjti i kishte fyer dhe kanosur zyrtaret policor. Me urdhër te prokurorit kujdestar,  dyshuari është dërguar ne mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/