Kuvendi Komunal i Prishtinës sot ka miratuar rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve në Prishtinë, transmeton Sinjali.
Nga komuna e Prishtinës kanë thënë se me këtë vendim, i kanë hapur rrugë për vazhdimin e fazave të tjera të implementimit të këtij projekti.
“Organizimi i mirëfilltë i parkingjeve është ndihmesë në lëvizshmërinë e të gjithë pjesëtarëve të komunikacionit”, thuhet në njoftim./Sinjali/