Komisioni i Ligjeve në Shqipëri ka miratuar paketën antishpifje me pothujase përmbajtjen e tërsishme të propozuar nga Qeveria
Shumica e rekomandime të OSBE-së dhe shqetësimeve të gazetarëve, të cilat ishin sjellë nga deputetët nuk janë miratuar, duke lënë në fuqi në pjesën më të madhe variantin e qeverisë.
Vendimet e AMA-s për të gjobitur portalet që mendohet se kanë abuzuar, mund të ankimohen në gjykatë.
Por, propozimi tjetër i OSBE-së që kërkonte që gjobat të paguheshin vetëm pas vendimit të formës së prerë të gjykatës, nuk mori votat e mjaftueshme.
As masa e gjobës nuk u reduktua, siç sugjeronte OSBE, në varësi të përmasave të portalit.
Këta të fundit nga ana tjetër nuk do ta kenë të detyrueshëm regjistrimin, por do të kenë lehtësira fiskale nëse e kryejnë një proces të tillë.
Përcaktuese për fatin e kësaj pakete do të jetë vota e deputetëve të Komisionit të Medias, që mblidhet sot pasdite.
Paketa antishpifje e propozuar nga Qeveria e Shqipërisë është kundërshtuar ashpër nga mediet dhe organiztatat e gazetarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë. Edhe Asociacioni i gazetarëve të Kosovës është solidarizuar me gazetarët e Shqipërisë duke e konsideruar këtë paketë si tendencë për censurë dhe kufizim të lirisë së shprehjes./Gazeta Sinjali/