image Miratohet marrëveshja Shqipëri - Serbi për qarkullim vetëm me letërnjoftim

Shqipëri

Miratohet marrëveshja Shqipëri – Serbi për qarkullim vetëm me letërnjoftim

news image

Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka vendosur që sot të miratojë marrëveshjen Shqipëri – Serbi për lëvizjen e lirë vetëm me karta të identitetit, shkruan Gazeta Sinjali.

Marrëveshja është nënshkruar para një muaji mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit online për Shengenin Ballkanik.

Kryeministri Rama e cilësoi këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm që shqiptarët të kenë lëvizje të lirë me vendet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Serbinë që tashmë mund të udhëtojnë pa pasaportë (siç ka ndodhur deri më tani).

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

MIRATIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, PËR LËVIZJEN E NDËRSJELLË TË SHTETASVE, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.10474, DATË 27.10.2011

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi:

Miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve, ratifikuar me ligjin nr.10474, datë 27.10.2011, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./Gazeta Sinjali/