image Miratohet edhe mocioni për përshpejtim të Ligjit për Pagat

Politikë

Miratohet edhe mocioni për përshpejtim të Ligjit për Pagat

news image

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë dhënë dritën jeshile shqyrtimit të afateve kohore të Ligjit për Pagat, ku 63 deputetë votuan pro, asnjë kundër e asnjë abstenim.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, propozues i mocionit, tha se deri më 21 dhjetor duhet të bëhet shqyrtimi i projektligjit dhe të dorëzohen komentet.

/GazetaSinjali/