image “Miracle in Cell No.7”, thyen rekorde në platformën "Netflix"

Film

Film/ “Miracle in Cell No.7”, thyen rekorde në platformën “Netflix”

news image

Njëri ndër filmat më të shikuar aktualisht në platformën “Netflix”, është filmi turk “Miracle in Cell No.7”.

Filmi është me regji të Mehmet Ada Öztekin dhe premirën në kinematë turke e ka pasur gjatë vitit 2019.

Ndonëse u publikua në tetor të vitit të kaluar, shikueshmëria e tij është rritur me të madhe javët e fundit në mbarë botën.

Në rolet kryesore luajnë: Aras Bulut İynemli (Memo) dhe Nisa Sofiya Aksongur (Ova).

Filmi trajton historinë e një burri (Memo) që ka ngecje në zhvillimin mendor. Ai akuzohet pa të drejtë për vrasjen e së bijës së një oficeri të pushtetshëm ushtarak dhe përfundon në burg. Aty rrihet dhe keqtrajtohet nga shokët e qelisë, derisa ata nuk nisin që të besojnë në pafajësinë e tij./Gazeta Sinjali/