Njëri ndër filmat më të shikuar aktualisht në platformën “Netflix”, është filmi turk “Miracle in Cell No.7”.
Filmi është me regji të Mehmet Ada Öztekin dhe premirën në kinematë turke e ka pasur gjatë vitit 2019.
Ndonëse u publikua në tetor të vitit të kaluar, shikueshmëria e tij është rritur me të madhe javët e fundit në mbarë botën.
Në rolet kryesore luajnë: Aras Bulut İynemli (Memo) dhe Nisa Sofiya Aksongur (Ova).
Filmi trajton historinë e një burri (Memo) që ka ngecje në zhvillimin mendor. Ai akuzohet pa të drejtë për vrasjen e së bijës së një oficeri të pushtetshëm ushtarak dhe përfundon në burg. Aty rrihet dhe keqtrajtohet nga shokët e qelisë, derisa ata nuk nisin që të besojnë në pafajësinë e tij./Gazeta Sinjali/