Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka zhvilluar një takim dje me shefen e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Orlando përmes një postimi në Twitter u shpreh se me ministren kanë biseduar për fuqizimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale dhe integrimin urgjent të Kosovës në BE.
“Pata një takim shumë produktiv me ministren e Jashtme Meliza Haradinaj dje. Ne shqyrtuam zhvillimet e tanishme dhe perspektivat për atë se si t’i fuqizojmë më tej bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm dypalësh dhe progresin urgjent të integrimit të Kosovës në BE dhe integrimit atlantik”, shkroi ambasadori.