Ministrja e punëve të Jashtme e Xhamajkës, Kamina J Smith, ka mohuar se vendi i saj ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.
Në një postim ne Twitter, duke i bërë ‘retweet’ deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i cili e ka falënderuar Xhamajkën për njohje, Kamina J Smith ka shkruar se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën ende, shkruan Gazeta Sinjali.
“Deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur”, ka shkruar ajo.
Lajmin për ‘njohjen’ e Kosovës nga Xhamajka e ka dhënë dje presidenti Hashim Thaçi.
Megjithatë, webfaqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Xhamajkas nuk ka lëshuar ende njoftim për këtë rast. Por, kjo ministri përmes llogarisë së saj në Twitter vazhdimisht i bën ‘retweet’ postimet e ministres J Smith. Këtë llogari në Twitter e ka etiketuar ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, në falënderimin e tij për ‘njohjen’.
Për ‘njohjen’ e Kosovës nga Xhamjka mbrëmë ka shkruar edhe kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Glauk Konjufca. /Gazeta Sinjali/