image Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Kosova e ka kryer punën e saj për vizat

Politikë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Kosova e ka kryer punën e saj për vizat

news image

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në konferencën për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Baerbock ka thënë se tashmë Kosova e ka kryer punën e saj dhe se i mbetet Bashkimit Evropian ta kryej punën e tyre.

“Kosova në këtë drejtim e ka bërë punën e saj dhe tani i mbetet BE-së që ta bëjë punën e saj. Ne kemi folur edhe për rrugën e reformave të forta të cilën e ka nisur qeveria juaj. Luftimi i korrupsionit, forcimi i sundimit të ligjit, ju në këtë rrugë e keni mbështetjen tonë të plotë. Kjo tregon shumë mund dhe nuk bëhet brenda ditës”, deklaroi ajo.

Po ashtu, ajo tha se për Kosovën para anëtarësimit në BE është statusi i kandidatit, ndërkaq para statusit të kandidatit është dialogu me Serbinë.

/GazetaSinjali/