image Ministrja e Ekonomisë tregon për ndikimin e heqjes së taksës ndaj mallrave të Serbisë

Kosovë

Konferencë/ Ministrja e Ekonomisë tregon për ndikimin e heqjes së taksës ndaj mallrave të Serbisë

news image

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka thënë se heqja e taksës ndaj mallrave të Serbisë është një përqindje e konsiderueshme e importit, saktësisht 15 përqind e 450 milionë euro total të importit të Serbisë në Kosovë.

“Ndryshimet në zvogëlimin e importit ndikojnë çartazi efektin e tarifës. Statistikat tregojnë për rënie të eksporteve të Kosovës në raport me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën. Qeveria e Kosovës po dëshmon që është e përkushtuar në ruajtjen dhe fuqizimin e raporteve me aleatët kyç ndërkombëtar të Kosovës. Kjo për faktin e vendimit të Qeverisë për heqjen e taksës për të gjitha lëndët e para e që është një përqindje e konsdierueshme e importit, 15 përqind e 450 milionë euro totatl të importit të sërbisë në Kosovë”, ka thënë Hajdari në një konferencë për media.

Tutje Hajdari tha se ndikimi i taksës në realitetin ekonomik në Kosovë nuk ka qenë siç e kemi pritur, sipas saj për faktin e mekanizmave zbatues, monitories e kontrollues të dobët në kohën kur ishte aplikuar./Gazeta Sinjali/