Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini, ka bërë të ditur se për shkak të gjendjes së pasigurt të disa ndërtesave shkollore, dita e nesërme do të jetë pushim për shkollat në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
“Kam qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë drejtuesit e të gjithë shkollave dhe që dje nuk kemi nxënës dhe mësues të lënduar. E përqendruam në zonët më të prekura nga tërmeti, sot kemi vetëm 2 shkolla që janë raportuar në gjendje jo të sigurta, një në qendër Bërxullë që do të sillen në shkollën qendër. Një tjetër në periferi të Tiranës. Në total janë 98 shkolla që kanë pësuar dëmtime si plasaritje fasadash, pjesa më e madhe është pastruar”, u shpreh Shahini në një deklarate për shtyp./Gazeta Sinjali/