Minstrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, në cilësinë e asamblistes në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka kërkuar sot që përcaktimi i vendit për vendosjen e shtatores së Anton Çetës të hyjë në rendin e ditës së mbledhjes së radhës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo ka përkujtuar që këtë vit është 30 vjetori i lëvizjes për pajtimin e gjaqeve dhe 100 vjetori i lindjes së Çetës.
Dumoshi ka cilësuar se Kosova dhe Prishtina ia kanë borxh Çetës gjetjen e një vendi për shtatoren e tij, sepse, sipas saj, kështu do ndreqet një gabim i madh.
“Nëse sot i japim udhë kësaj pune, kryeqytetit tonë do t’ i japim një monument madhështor të urtësisë, dashurisë dhe përbashkimit.”, ka thënë mes tjerash Dumoshi.
Postimi i plotë i saj:
Kujtojmë se janë bërë më shumë se një vit që shtatorja e Anton Çetës, plakut që pajtoi qindra gjaqe në tërë Kosovën, rri në atelenë e skulptorit që e punoi atë, Agon Qosa. /Gazeta Sinjali/