image Ministrja Bajrami e ndezë alarmin për ata që po i presin pagesat nga Pakoja Fiskale Emergjente

Financa

Ministrja Bajrami e ndezë alarmin për ata që po i presin pagesat nga Pakoja Fiskale Emergjente

news image

Ministrja Hykmete ka raportuar në Komisionin për Buxhet dhe Transfere në Kuvendin e Kosovës për gjendjen e vështirë financiare në të cilën ndodhet Kosova aktualisht si pasojë e pandemisë.

Bajrami ka thënë se situata është tepër emergjente sepse momentalisht s’mund të kryhet asnjë pagesë nga Pakoja Fiskale Emergjente, derisa tregoi se 20 mijë persona i janë shtuar skemës sociale të masës 15 të kësaj pakoje që presin t’i marrin nga 130 euro, shkruan Gazeta Sinjali.

“Situata është tepër emergjente sepse jemi krejt të bllokuar dhe nuk mundemi më ta kryejmë asnjë pagesë të Pakos Fiskale Emergjente. Kjo është situata dhe na duhet të gjithë me mbajtë përgjegjësi që me dalë dhe me i ndihmu sektorit privat. Janë 20 mijë individë që sot ju kanë bashkangjitë skemës sociale për masën 15 të Pakos Fiskale Emergjente që presin t’i marrin 130 euro sepse punëdhënësit e tyre nuk kanë pasur mundësi me i pagu as edhe një cent gjatë kësaj periudhe”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka kërkuar që të miratohet rishikimi i buxhetit të këtij viti, gjë që sipas ministres është e vetmja mundësi për t’i ekzekutuar pagesat nga Pakoja Fiskale Emergjente.

Në fund, me 6 vota pro dhe 4 kundër, anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Transfere kanë miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2020 dhe i njëjti është proceduar në Kuvend për miratim. /Gazeta Sinjali