image Ministrit Liburn Aliu i vidhet vetura zyrtare, hajni kapet në kufirin me Shqipërinë

Kosovë

Ministrit Liburn Aliu i vidhet vetura zyrtare, hajni kapet në kufirin me Shqipërinë

news image

Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, mbrëmë i është vjedhur vetura zyrtare, e tipit Audi A3.

Aliu është intervistuar sot në mëngjes nga Policia e Kosovës, pas insistimeve që ai të jap deklaratë, pasi që ishte munduar fillimisht që si çështje t’ia linte tërësisht logjistikës që ta menaxhonte.

Në polici shoferi i ministrit Liburn Aliu, P. Th., ka deklaruar se mbrëmë rreth orës 22:30-22:45, ministri e kishte parkuar veturën e tij zyrtare Audi A3, ngjyrë e zezë me targa zyrtare 3Z-***, në parkingun e kësaj ministrie, raporton Demokracia.

Ndërsa, në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 04:30, mësohet se ishte telefonuar edhe përgjegjësi për veturat e kësaj ministrie, B. C. nga ana e Policisë së Kosovës, pasi që në Pikën Kufitare “Qafë e Morinës” ishte ndalur vetura zyrtare e ministrit Liburn Aliu nga ana e zyrtarëve policorë, pas dyshimeve në vozitësin e veturës.

/GazetaSinjali/