Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka bërë të ditur se gjashtë persona kanë vdekur nga COVID-19 si dhe janë shënuar 465 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.
Janë shëruar 531 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184 mijë e 778 që nga fillimi i epidemisë.
Numri total i të prekurve me koronavirus atje ka arritur në 195,998, të vdekur janë 3,035 persona si dhe janë 8 mijë e 175 raste aktive./GazetaSinjali/