image Ministria e Shëndetësisë e konfirmon vdekjen e shtatzënës nga Gjakova

Kosovë

Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë e konfirmon vdekjen e shtatzënës nga Gjakova

news image

Ministria e Shëndetësisë e ka konfirmuar vdekjen e shtatzënës 40-vjeçare nga Gjakova, shkruan Gazeta Sinjali.

“Klinika Infektive e QKUK-së njofton se gjatë orëve të para të datës 21. 04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta, ishte shtatzënë dhe po trajtohej në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020”, thuhet në njoftimin e Ministrisë në Facebook.

Kjo është vdekja e 13-të e pacientëve me Covid-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit./Gazeta Sinjali/