Një person i kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë është arrestuar mëngjesin e së enjtes në fshatin Vraniq të Gjakovës, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Demokrat Tafën rreth 26-vjeç, i cili ishte në kërkim në bazë të një urdhërese aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Pas pranimit të informatave operative dhe verifikimeve të kryera në terren, Policia ka siguruar të dhëna se i kërkuari ndodhej në shtëpinë e tij në fshatin Vraniq.
Njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet operative, kanë lokalizuar dhe arrestuar Tafën pa incidente.
Pas arrestimit, ai është dërguar në Institucionin Korrektues në Dubravë, ku do ta vuajë dënimin me burgim, në zbatim të urdhëresës së gjykatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!