image Gropa që po i rrezikon banorët në rrugën “Hysen Dobruna” të Gjakovës, punimet po vazhdojnë pa rrethoja

Sociale

Gropa që po i rrezikon banorët në rrugën “Hysen Dobruna” të Gjakovës, punimet po vazhdojnë pa rrethoja

news image

Punimet afër një objekti banesor në rrugën “Hysen Dobruna” në Gjakovë kanë ndaluar që dy muaj, por vendi ku është bërë gropa po i rrezikon banorët e asaj pjese, si dhe këmbësorët e veturat që shfrytëzojnë rrugët për qarkullim.

Kjo gjendje e rrugës sipas disa sinjalizuesve po i rrezikon në masë të madhe, sidomos gjatë natës.

Ata kanë dërguar edhe pamje ku shihet një gropë goxha e madhe, por jo edhe ndonjë mbrojtëse që e parandalon rrezikun.

Sipas tyre, dyshohet se lejen për t’i vazhduar punimet kompania e ka marrë sërish. Qytetarët shpresojnë se para se të ndodhë ndonjë fatalitet, të merren masat e duhura.

/GazetaSinjali/