Tërmeti që u regjistrua në mëngjesin e të enjtes në Elbasan, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Shqipëri ka kaluar pa dëme apo probleme.
Gjithashtu në këtë njoftim bëhet e ditur se lëkundjet e tërmetit me magnitudë prej 4.5 ballë, me thellësi 20 km, janë ndjerë në veriperëndim të qytetit Cërrik.
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 11 tërmete, me magnitudë nga 2 deri në 4.5 ballë. / Gazeta Sinjali /