image Ministria e Mbrojtjes jep detaje për tërmetin e sotëm në Shqipëri

Rajon

Ministria e Mbrojtjes jep detaje për tërmetin e sotëm në Shqipëri

news image

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje për tërmetin që u ndje në Shqipëri në orët e pasdites dhe e cila ishte 4.3 shkallë të rihterit.

Sipas Ministrisë epiqendra e këtij tërmeti ishte në Gjirin e Lalzit.

“Sipas infove paraprake nga IGJEUM, lëkundjet me magnitudë 4.3 të shkallës rihter me epiqendër në Gjirin e Lalzit.” kjo është deklarata zyrtare e bërë nga ministria e Mbrojtjes për sa i përket lëkundjes së fundit të të tërmetit që u ndje pak më parë në Durrës, Tiranë dhe zonat përreth”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas këtij njoftimi, deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale, apo viktima.

“Ndërkohë edhe gjatë natës në vendin tonë ka pasur lëkundje sizmike të herëpashershme”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/