image Ministria e Kulturës nuk ndan buxhet për Festivalin e Teatrove në Ferizaj: Shfrytëzoni paratë e vitit të kaluar - Sinjali

Ministria e Kulturës nuk ndan buxhet për Festivalin e Teatrove në Ferizaj: Shfrytëzoni paratë e vitit të kaluar

news image

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nuk ka ndarë buxhet shtesë për edicionin e 50-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, nga kjo ministri kanë njoftuar se u kanë kërkuar organizatorëve që organizimi i këtij festivali të bëhet me mjetet që janë ndarë në 2020-ën, pasi që vitin e kaluar, ndonëse u dhanë paratë, festivali nuk u mbajt, për shkak të pandemisë.

“Marrë parasysh që ky edicion nuk është mbajtur, buxheti i paraparë për mbajtjen e Festivalit të Teatrove në Ferizaj në vitin 2020 duhet të përdoret për mbajtjen e festivalit këtë vit dhe kjo u është kumtuar edhe organizatorëve të festivalit. Pra, edicioni i 50-të i Festivalit të Teatrove në Ferizaj këtë vit do të mbahet me mbështetjen financiare të MKRS, të ndarë në vitin 2020”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Ministria e Kulturës ka përmendur si shembull të mirë të bartjes së buxhetit, festivalin “Chopin Fest”./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin