Ministria e Infrastrukturës, ka njoftuar se nesër do të bllokohet segmenti “Konjuh-Babush”, në autostradën “Arbën Xhaferi”, nga ora 10:00 deri në orën 14:00, në të dy drejtimet.
Bllokimi i këtij segmenti, siç njofton Ministria, do të bëhet për shkak të zhvillimit të punimeve, saktësisht të betonimit të soletës kaluese në mbikalimin për këmbësorë.
Gjatë periudhës së ndalesës, të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor do të orientohen të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë – Hani i Elezit dhe anasjelltas.
Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion./ Gazeta Sinjali/