image Ministria e Arsimit nuk ka informacione që në veri po vazhdon mësimi

Kosovë

Arsim/ Ministria e Arsimit nuk ka informacione që në veri po vazhdon mësimi

news image

Përkundër vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës, për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjithë vendin, shkollat në komunat veriore të Republikës së Kosovës nuk e kanë respektuar një gjë të tillë.

Të gjitha shkollat më veri janë të hapura dhe procesi mësimor po vijon normalisht, raporton KP.-

Mirëpo, për një gjë të tillë del se nuk është e informuar Ministria e Arsimit.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Luan Krasniqin, shefin e kabinetit të ministres Hykmete Bajrami, i cili tha se janë duke mbledhur informacione.

“Jemi duke mbledhur informacione dhe normalisht vendimi vlen për krejt Kosovën”, tha Krasniqi.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, Qeveria e Kosovës mori vendim që si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit të ndërpritet procesi mësimore në të gjitha nivelet në të gjithë territorin e Kosovës deri më 27 mars.

Krasniqi për Gazetën Sinjali gjithashtu, bëri të ditur se gjatë kësaj kohe të mbyllura do të jenë edhe konviktet dhe menzat, si dhe do të bëhet dezinfektimi i objekteve të institucioneve arsimore në të gjithë vendin./Gazeta Sinjali/