image Ministria e Arsimit bën një 'mal' me gabime në tre rreshta njoftim

Kosovë

Arsim/ Ministria e Arsimit bën një ‘mal’ me gabime në tre rreshta njoftim

news image

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), gjatë ditës së djeshme, ka njoftuar për fillimin e edukimit në distancë për grupmoshën 0-6 vjeç, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, në njoftimin për lansimin e kësaj platforme i cili i është dërguar në numrin kontaktues të secilit qytetar të Kosovës, ka një ‘mal’ me gabime.

Përveç që zëvendësoi 17 herë germën “ë” me “e”, në 3 rreshta tekst, MASHTI lëshoi edhe pesë gabime të tjera: 3 drejtshkrimore dhe 2 teknike.

“Kujdestar ligjor” në vend të “kujdestarë ligjorë”
“Moshës” në vend të “grupmoshës”
“VjeÇ” në vend të “vjeç”
“15.04.2020” në vend të “15.4.2020”

Të dashur prindër/kujdestarë ligjorë, fëmijë, edukatorë,

Edukimi në distancë për fëmijët e grupmoshës 0-6 vjeç po fillon. Ju ftojmë që nga data 15.4.2020 të qaseni në platformën tonë! https://edukimihershem-rks.net