Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, është takuar me shefin e shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Spanjës, Theodore Esteban Lopez Calderon, i cili e përsëriti qëndrimin e vendit të tij për mosnjohjen e Kosovës.
Në këtë takim, Stefanoviq shprehu mirënjohjen për siç tha “qëndrimin parimor dhe konsistent të Spanjës në lidhje me mosnjohjen e Kosovës”, raporton Tanjug.
Ministri serb citohet të ketë thënë po ashtu se “Serbia vazhdon të mbështesë fuqishëm integritetin territorial të Mbretërisë së Spanjës”./Gazeta Sinjali/