image Selakoviq: Kosova ka përkrahjen e shumicës së shteteve në Këshillin e Evropës

Rajon

Selakoviq: Kosova ka përkrahjen e shumicës së shteteve në Këshillin e Evropës

news image

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Nikola Selakoviq, ka folur rreth interesimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ai ka thënë se Kosova e ka përkrahjen e shumicës së shteteve që janë në këtë këshill.

Ai tha se “nuk është sekret që Prishtina ka përkrahjen e shumicës së shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, por nuk i ka parimet në anën e saj”.

“Kushdo që mendon se do të rrimë duarkryq nëse shkelen brutalisht marrëveshjet e Uashingtonit dhe Brukselit, gabon”, u shpreh Selakoviq, raporton N1.

Selakoviq tha se do të aktivizojnë çdo politikë të mundshme të mbrojtjes së interesave të Serbisë dhe serbëve në Kosovë.

/GazetaSinjali/