image Ministri Reka tregon se Kosova është vendosur në procesin zyrtar për anëtarësim në BE

Kosovë

Diskutim/ Ministri Reka tregon se Kosova është vendosur në procesin zyrtar për anëtarësim në BE

news image

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka mori pjesë në panelin për të diskutuar për raundin e radhës për Fondet e Para Anëtarësimit të BE-së, IPA III.

Marrëveshja e Stabilizim Asocimit ka vendosur Kosovën në procesin zyrtar për anëtarësim në BE. Në këtë drejtim, e rikujtojmë kontributin e madh për periudhën e fundit financiare të BE-së 2014-2017, me ç ‘rast Kosova ka përfituar 602 milion euro.

Gjatë këtij diskutimi u prezantua studimi: Udhërrëfyesi për IPA III: Mësimet, risitë dhe hapat e ardhshëm.

Në fjalën e tij, Reka, evidentoi proceset aktuale që Kosova është duke kaluar me agjendën evropiane ku në aspektin afatshkurtër prioritet i ipet pritjes së vendimit pozitiv të Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Reka poashtu ritheksoi se, Qeveria e Kosovës e ka integrimin Evropian prioritet strategjik, si dhe bazuar në sondazhet paraprake rreth 90% e qytetarëve të Kosovës mbështesin anëtarësimin në BE.

Ky aktivitet u organizua nga Instituti EPIK dhe mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), në Europe House e cila financohet Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë./ Gazeta Sinjali/