Ministri i Ministrisë së Integrimeve Europiane, Blerim Reka, tha se taksa 100 përqind për mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, do të largohet vetëm me kushtin e vendosjes së reciprocitetit të plotë në të gjitha fushat me Serbinë.
‘’Tarifa 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, mund të largohet vetëm me kushtin e vendosjes së reciprocitetit të plotë në të gjitha fushat me Serbinë’’, ka thënë ai në Click.
Reka foli për tarifat si sanksion ekonomik, duke theksuar se tarifa nuk është shpikje e Kosovës, duke marrë shembull Shtetet e Bashkuara dhe tarifat e shumta që kanë vendosur ndaj shteteve tjera. Reka deklaroi se tarifa është një masë e sovranitetit ekonomik, të cilën e ushton një shtet karshi një shteti apo një grupi shtetesh./ Gazeta Sinjali/