Nën drejtimin e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Sandër Lleshaj i zhvillua dje mbledhja e radhës e Qendrës Operacionale të Emergjencave në Lezhë.
Ministri tha se vijon puna në terren për evidentimin e gjithë objekteve të dëmtuara që paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve.
“Për t’i përfunduar në një kohë të shpejtë, me cilësi e besueshmëri aktet e ekspertimit janë angazhuar ekspertët inxhinierë më të mirë”, tha ai.
Gjithashtu ministri Lleshaj konfirmoi se janë marrë masa të plota në bashkëpunim me rrjetin hotelier të zonës, për akomodimin e mbi 1 mijë qytetarëve në nevojë nga Laçi, Lezha e Thumana, në hotele në Shëngjin.
Ndërkohë që për të mirë-administruar ndihmat e mbledhura dhe ato që vijojnë të grumbullohen për qarkun Lezhë, janë përzgjedhur kapanone të posaçme dhe një staf i bashkive menaxhon procesin./Gazeta Sinjali/