image Ministri i Sportit i Arabisë: Do të më pëlqente ta shihja Ronaldon të luante në ligën saudite, çdo gjë është e mundur

Futboll

Ministri i Sportit i Arabisë: Do të më pëlqente ta shihja Ronaldon të luante në ligën saudite, çdo gjë është e mundur

news image

Ministri i Sportit i Arabisë Saudite, Princi Abdulaziz ka deklaruar se do t’i pëlqente të shihte Cristiano Ronaldon t’i bashkohej një klubi saudit pas largimit të tij nga Manchester United.

Sulmuesi portugez u largua nga klubi Old Trafford me efekt të menjëhershëm të martën pas një interviste të diskutueshme në të cilën 37-vjeçari kritikoi United dhe tha se ai nuk kishte “asnjë respekt” për menaxherin Erik ten Hag.

Në një intervistë me TalkTV, Ronaldo tha gjithashtu se hodhi poshtë një marrëveshje prej 305 milionë funte për t’u bashkuar me një klub të Arabisë Saudite në verë – një lëvizje që do ta kishte bërë atë futbollistin më të paguar në botë.

Gazeta spanjolle Marca raportoi se Al-Hilal i kishte ofruar atij një marrëveshje dyvjeçare.

“Çdo gjë është e mundur, do të më pëlqente ta shihja Ronaldon të luante në ligën saudite”, tha Princi Abdulaziz.

“Do të përfitonte liga, ekosistemi sportiv në Arabinë Saudite dhe do të frymëzojë të rinjtë për të ardhmen. Ai është një model për shumë fëmijë dhe ka një bazë të madhe fansash në Saudi“, ka deklaruar ai.

/GazetaSinjaliSport/