Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Luigi Di Maio, pritet ta vizitojë Kosovën nesër pasdite, shkruan Gazeta Sinjali.
Di Maio ka vizituar sot Serbinë, teksa nesër pritet të vijë edhe në Kosovë dhe pastaj ta vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, ku raportohet se fokusi i takimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale.
Në Kosovë, Di Maio do të pritet nga kryeministri, Albin Kurti, ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca dhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.
Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, pritet që vizitën e tij ta mbarojë me një takim me KFOR-in italian në Kosovë, që ka bazën në fshatin italian në Pejë dhe me përfaqësuesit e NATO-s. /Gazeta Sinjali/