Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka falënderuar të gjitha gratë që kanë luftuar për lirinë e Kosovës dhe atyre që tani shërbejnë për ta mbajtur vendin të sigurt.
“Të gjitha grave që shërbyen për lirinë e Kosovës dhe atyre që shërbejnë në FSK, ju falënderojmë për kontributin tuaj. Sot, derisa reflektojmë për të kaluarën tonë dhe shikojmë drejt së ardhmes, ne e njohim kontributin e jashtëzakonshëm të grave në sektorin e sigurisë”, ka shkruar Zemaj në një postim në Twitter.
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gjithandej në botë u përmendën ushtaret ukrainase për trimërinë dhe luftën e tyre në front.